Pensieri sull’episodio estremo di violenza giovanile di oggi

https://i.redd.it/e7ix2mno7r1e1.jpeg

di Scared-Piglet280

2 Comments

  1. TheJuliR on

    Ka pas qen me keq 10-15 vite me perpara, flas kur ishte kulmi i TBA kunder OTR dhe kalamajte ziheshin e thereshin per nje llaf goje.

    Mbaj mend kur kaloja ne shtepi tek gjimnazi partizani per 2 vite rrinte makina e policise perballe hyrjes. A ka pas njerez brenda nuk e di po te pakten shfaqin prezence qe me perpara nuk ishte. Me duket se ishin te pozicionume ne shume gjimnaze te tiranes ne ato vite.

    Un me cfare kam pare here mbas here kur vizitoj shqiperine e cfare degjoj nga rrethi shoqeror, fakti qe ka me shume femije me hobi e drejtime seksuale qe para 10 vitesh do bullizoheshin rende, e sot e shprehin me lire, besoj eshte trregues i nje permiresimi.

    Raste te tilla do te kete gjithmone se eshte problem sistemaik i thelle kulturor, po besoj qe nga shpeshtesia qe eshte ne renie ket dekaden e fundit, them se eshte me mire sec ka qene. Shpresoj te jem i sakte, po nqs jam gabim do te doja te korrigjohesha.

  2. Dolen kto robqirat me u mor me te vdekmin, emer mbiemer, foto, mesazhi funit ne tik tok, emri nones, i babes, i xhajes, i halles, i dashnores, i komshijve.

    Moterqira. Njerez te neveritshem.

    Kto qe jane marre sot me ket ngjarje e qe kane hedh lajme duke i nxjerr foto, emer mbiemer, gjatesi e numer kepuce, jane nje nder arsyet se perse ky vend eshte nje moçal i padalshem, i pakarpecyeshem.

    Per t’dale te mendimi. Nuk ka mendim per ket rast. Kjo eshte dhe e gjithe ceshtja, ktu nuk ka me mendim, ktu ka vetem njerez te eger.

    Ktu rinia e ketij vendi ka mor fund pa me dal akoma nga banka shkolles. Niveli i injorances dhe kafsherise eshte shumefishuar ne menyre te frikshme, te pakontrollueshme. Ktu eshte bo te qifsha perrallat e zullulandit te faikut. Ktu femijet jane te paret qe flasin per konspiracionin dhe te fundit qe dine noj kuriozitet per shkencen.

    Me ka rastis para do javesh me udhetu me bus dhe ne stacion hyri nje tufe e madhe me femije si mosha e atij te ndjerit. E kupton fare qarte se me cfare ke te besh, kur shikon sesi nje njeri sillet ne mesin e tjerve, sesi sillet me ata qe jane me te medhenj se ai, sesi sillet ne nje ambient ku kerkohet njefare rregulli. Aty une nuk pashe asnje sjellje njerezore, por vec nje tufe kafshesh qe zgerdhiheshin, qe shtynin njeri-tjetrin, bezdisnin kedo te pranishem dhe pellisnin se kush pordhi i pari.

    Se fundmi, ne bisede me nje mik te vjeter qe familjaret i ka mesues. Nena (mesuese fizike) i kish thene qe sivjet kishte plot 4 nxenes qe kishin zgjedh fiziken per shkolle. Ai miku tallej me mu duke me thene qe ata 4 do i mesojne fiziken femijes tend ne shkolle, kur te vije koha.

    Mendimi im i fundit eshte ky: nese ju dhimbset vetja, ne vecanti nese keni femije, ikni sa me pare prej ketij vendi pa e kthyer koken pas. Njeriu nje jete ka… dhe jo fort te gjate.

Leave A Reply